Friday, March 29, 2024

Iran: Drejtësia e Mullahëve Pohon Arrestimin e Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, Studentë Elitarë të Universitetit të Teknologjisë Sharif

5 maj 2020

Iran: Mullahs' judiciary admits arrest of Amir Hossein Moradi and Ali Younesi, Sharif University of Technology elite students Ali Younesi-Amirhossein Moradi

Emrat e 18 të arrestuarve të tjerë – Znj. Rajavi bën thirrje për lirimin e të burgosurve, dërgimin e një delegacioni ndërkombëtar

Zëdhënësi i Drejtësisë: Në mesin e krizës së Koronavirusit ky ishte një komplot i armiqve; ata donin të shkaktonin kaos në vend, gjë që u parandalua fatmirësisht nga vigjilenca dhe veprimi në kohë i agjentëve tanë të inteligjencës.”

Drejtësia e regjimit iranian e ka pohuar më në fund arrestimin e dy studentëve elitarë të Universitetit të Teknologjisë Sharif, pasi i kishte mbajtur të burgosur për 26 ditë. Amir Hossein Moradi ishte zhdukur më 10 prill, ndërsa Ali Younesi ishte dërguar në shtëpi mbrëmjen e po asaj dite, me plagë e shenja torture.

Ali Younesi

Iran: Mullahs' judiciary admits arrest of Amir Hossein Moradi and Ali Younesi, Sharif University of Technology elite students

Pas pak orësh i kishin marrë edhe prindërit e tij bashkë me të dhe i kishin marrë në pyetje për orë të tëra nën presion. Më pas, studentët e Universitetit Sharif protestuan dhe kërkuan informacione për statusin dhe fatin e shokëve të tyre.

Ali ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e 12-të Ndërkombëtare të Astronomisë e Astrofizikës, të zhvilluar në Kinë në 2018-ën. Më përpara, ai kishte fituar medaljen e argjendtë dhe të artë në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në 2016-ën dhe 2017-ën. Edhe Amir Hossein ka fituar medaljen e argjendtë në olimpiadë në vitin 2017.

Zëdhënësi i Drejtësisë, Gholam-Hossein Esmaili, pohoi sot faktin e arrestimit të Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, duke thënë se ata kishin qenë të lidhur me PMOI (MEK). Duke recituar një seri akuzash të sajuara, ai shtoi se ata kishin qenë të përfshirë në “veprime devijante” dhe po “përpiqeshin të kryenin operacione sabotazhi.” “Në shtëpitë e tyre janë zbuluar pajisje eksplozive që përdoren në operacione sabotazhi,” tha ai.

“Në mesin e krizës së koronavirusit, ky ishte një komplot i armiqve; ata donin të shkaktonin kaos në vend, gjë që u parandalua fatmirësisht nga vigjilenca dhe veprimi në kohë i agjentëve të ministrisë së inteligjencës,” shtoi Esmaili.

I tmerruar nga mundësia e një kryengritjeje, fashizmi fetar që sundon Iranin nuk gjen mundësi tjetër përveç përdorimit të frikësimit, shtypjes, dhe shtimit të represionit. Ana tjetër e medaljes së taktikave të ministrisë së inteligjencës të regjimit është rifillimi i cirkut qesharak të agjentëve të saj në mediat sociale, agjentë të cilët paraqiten si familjarë të PMOI në Shqipëri.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 18 personave të tjerë, mes shumë të arrestuarve:

  1. Mohammad Reza Ashrafi Samani, Isfahan
Mohammad Reza Ashrafi Samani, Isfahan
  1. Nahid Fat’halian, Teheran
Nahid Fat’halian, Tehran
  1. Kamran Rezaeifar, Teheran
 Kamran Rezaeifar, Tehran
  1. Sepehr Imam Jomeh, Teheran
 Sepehr Imam Jomeh, Tehran
  1. ParastooMo’ini, Teheran
ParastooMo’ini, Tehran
  1. Zahra Safaei, Teheran
Zahra Safaei, Tehran
  1. Bijan Kazemi, Kuhdasht
Bijan Kazemi, Kuhdasht
  1. ForoughTaghipour, Teheran
ForoughTaghipour, Tehran
  1. Marzieh Farsi, Tehran
Marzieh Farsi, Tehran
  1. Massoud Rad, Teheran
  2. Mohammad Mehri, Qom
Mohammad Mehri, Qom
  1. Somayeh Bidi, Karaj
Somayeh Bidi, Karaj
  1. Mohammad Hassani, Karaj
Mohammad Hassani, Karaj
  1. Rasool Hassanvand, Khorramabad
Rasool Hassanvand, Khorramabad
  1. Gholam Ali Alipour, Amol
Gholam Ali Alipour, Amol
  1. Mehran Gharabaghi, Behbahan
Mehran Gharabaghi, Behbahan
  1. Majid Khademi, Behbahan
 Majid Khademi, Behbahan
  1. Saeed Rad, Semnan
 Saeed Rad, Semnan

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), theksoi se të arrestuarit i nënshtrohen torturës dhe rrezikojnë ekzekutimin, si dhe janë në rrezik ekspozimi ndaj Koronavirusit. Ajo nxiti sërish Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneren e Lartë për të Drejtat Njerëzore, dhe Këshillin e të Drejtave Njerëzore, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e të arrestuarve dhe që të dërgojnë misione ndërkombëtare për të vizituar burgjet e regjimit e për t’u takuar me këta të burgosur.

Regjimi klerikal duhet t’i publikojë emrat e gjithë të arrestuarve dhe t’i respektojë të gjitha të drejtat e tyre që mbrohen nga konventat ndërkombëtare në të cilat ai është i përfshirë. Tortura dhe keqtrajtimi i të burgosurve politikë janë praktika të njohura të regjimit. Që nga kryengritja e dhjetorit 2017, një numër i konsiderueshëm të burgosurish janë vrarë nën torturë. Regjimi hesht dhe fsheh faktet lidhur me fatin e këtyre të burgosurve. Dhe kur detyrohet të thotë diçka, pretendon se kanë kryer vetëvrasje.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

5 maj 2020