Thursday, December 2, 2021

Iran: Konferencë me Pjesëmarrjen e Dhjetëra të Mbijetuarve e Dëshmitarëve të Krimeve të Ebrahim Raisi-t Gjatë Masakrës së 1988-ës

STOCKHOLM MEK MEETING

Në Stokholm të Suedisë u mbajt një konferencë ku morën pjesë një numër i madh dëshmitarësh e të mbijetuarish.

Thirrje për llogaridhënie dhe ndjekjen penale të Raisi-t

    Znj. Maryam Rajavi

  • Thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njohë masakrën e 1988-ëssi gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, t’ia referojë këtë çështje Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe t’u kërkojë llogari Khamenei-t, Raisi-t dhe autorëve të tjerë të kësaj masakre.

  Dëshmitarët dhe të mbijetuarit e Masakrës së 1988-ës:

  • Kemi qenë dëshmitarë kur Ebrahim Raisi dërgoi mijëra të burgosur drejt varjes. Kemi parë kamionët që transportonin trupat e viktimave natën. Është turp për njerëzimin e sotëm që Raisi të flasë përpara Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së.
  • Kemi parë se si burrat dhe gratë e MEK nuk u janë dorëzuar ekzekutuesve si Raisi, kanë këmbëngulur në idetë e tyre politike, dhe e kanë mirëpritur me krenari vdekjen. Ne jetojmë vetëm me shpresën se do ta vazhdojmë rrugën e tyre në mbështetje të Mujahedin-e Khalq dhe për t’i përballur kriminelët me drejtësinë.

Të martën më 21 shtator 2021, njëkohësisht me fjalimin e Ebrahim Raisi-t në Asemblenë e Përgjithshme të 76-të të OKB-së, në Stokholm të Suedisë u mbajt një konferencë ku morën pjesë një numër i madh dëshmitarësh e të mbijetuarish, si dhe familjarë të dëshmorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i vërë përpara drejtësisë autorët e këtij gjenocidi dhe krimi kundër njerëzimit.

Në këtë konferencë folën edhe anëtarë të Parlamentit Suedez si Ingmar Kihlström, Magnus Oscarsson, dhe Kjell Arne Ottosson, të cilët theksuan nevojën që autorëve të masakrës së 1988-ës, sidomos Ebrahim Raisi-t, t’u kërkohet llogari.

Në një video-mesazh për këtë konferencë, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Raisi duhet të përballet me drejtësinë dhe të ndiqet penalisht për ekzekutimet dhe torturimet e të burgosurve. Por ai qëndron në podium për të folur përpara Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së. Si mundet komuniteti ndërkombëtar ta pranojë një turp të tillë dhe të mos protestojë kundër kësaj gjëje?

Duke kujtuar përpjekjet e regjimit klerikal për ta fshehur krimin e madh kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer gjatë verës së 1988-ës, ajo tha: Por Khomeini e kishte nënvlerësuar punën e madhe të MEK-ut dhe Rezistencës Iraniane. Që në javët e para të masakrës, Massoud [Rajavi, lideri i Rezistencës Iraniane] pati zbuluar përmes komunikatave, intervistave, dhe telegrameve të shumta drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së se “Khomeini ka nxjerrë një fetva me shkrimin e vet të dorës, ku urdhëron ekzekutimin e të burgosurve politikë anëtarë të MEK.” Më 23 dhjetor 1988, ai u dërgoi autoriteteve kompetente të OKB-së një listë me 1,100 viktima të masakrës. Që atëherë, PMOI dhe Rezistenca Iraniane kanë punuar me një fushatë globale në shkallë të gjerë për ta nxitur komunitetin ndërkombëtar që ta dënojë masakrën. Lëvizja Thirrje-për-Drejtësi gëzon mbështetjen e 1,000 ish të burgosurve politikë anëtarë të PMOI-së në Ashraf-3 të Shqipërisë, si dhe të mijëra ish të burgosurve politikë që mbështesin MEK-un në Iran dhe në vende të ndryshme të botës. Ky grupim unik qeniesh njerëzore fisnike që refuzojnë të dorëzohen dhe vazhdojnë të rezistojnë, reflekton ndërgjegjen që nuk gjen paqe të shoqërisë iraniane. Ata nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi derisa regjimi kriminal të rrëzohet.