Wednesday, August 4, 2021

Iran: Koronavirusi ua Merr Jetën mbi 314,900 Njerëzve

  • Nader Tavakoli, zëvendës drejtori i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran: COVID-19 është goxha aktiv në Teheran. Kemi rreth 4,000 pacientë të shtruar me COVID-19, dhe hospitalizimi ditor është midis 600 dhe 900. (Agjencia e lajmeve ISNA, 20 qershor 2021)
  • Drejtori i Spitalit Bu Ali në Zahedan: Shumica e shtretërve në pavijonet e COVID-19 dhe të gjithë shtretërit e terapisë intensive janë të zënë, dhe situata është shumë alarmuese. (Agjencia e lajmeve IRNA, 20 qershor 2021)
  • Zëvendës Guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad: Varianti indian i koronavirusit po lëviz në provincat fqinje si Khuzestan, Hormozgan, Bushehr dhe Kerman. (IRNA, 20 qershor 2021)
  • Guvernatori i Kerman: Për shkak të grumbullimeve gjatë zgjedhjeve dhe afërsisë me Hormozgan, Bushehr dhe Sistan e Baluchestan, po shohim një rritje të pacientëve me COVID-19. (Agjencia e lajmeve Mehr, 20 qershor 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Isfahan: 182 pacientë me COVID-19 janë shtruar në 24 orët e fundit, por vetëm 146 pacientë kanë dalë nga spitali. (Mehr, 20 qershor 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të dielën, më 20 qershor 2021, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 547 qytete të Iranit ka shkuar mbi 314,900.