Monday, July 26, 2021

Iran: Kushte të tmerrshme raportohen nga Burgu i Teheranit të Madh

Greater Tehran PenitentiaryBurgu i Teheranit të Madh

Raportet tregojnë se rojat e Burgut të Teheranit të Madh më 30 shtator i kanë zhvendosur me forcë të burgosurit politikë të arrestuar gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 në Sallën Dy të Njësisë Pesë të burgut. Një raport i ri i marrë nga brenda Iranit tregon se kushtet në këtë burg janë të tmerrshme, sidomos për të burgosurit politikë.

Ky transferim vjen në një kohë kur Covid-19 është prevalent në këtë burg, mund të përhapet në një numër të madh të burgosurish dhe t’ua rrezikojë jetën të burgosurve politikë.

Shumica e të burgosurve nuk kanë mundësi të blenë ushqime për të plotësuar mungesat ushqimore ngaqë çmimet e artikujve ushqimorë në dyqanin e burgut janë pothuaj dyfishi i çmimeve në tregjet lokale.

Ditët e fundit, disa të burgosur kanë kërkuar ushqime e bukë në koshat e mbeturinave.