Tuesday, September 28, 2021

Iran: Letra e Ekspertëve të OKB, një “Pikë Kthese” në Rrugën për t’i Kërkuar Llogari Regjimit për Masakrën e 1988-ës

Të mërkurën, Amnesty International mirëpriti publikimin e një letre të firmosur nga shtatë ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut, duke e quajtur atë një “pikë kthese” në betejën tre-dekadëshe midis diktaturës teokratike të Iranit dhe individëve të panumërt të prekur nga krimi më i rëndë i regjimit kundër njerëzimit. Letra u është dërguar në shtator zyrtarëve të regjimit, dhe është publikuar të mërkurën.

Gjatë verës së 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, kryesisht anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), u ekzekutuan brenda vetëm pak muajve.