Thursday, July 29, 2021

Iran: Mbështetësit e MEK Arrestohen pas Thirrjes për Bojkot të Farsës së Zgjedhjeve

Prisoners-at-risk-of-Coronavirus

Duke reaguar ndaj thirrjes së rezistencës iraniane për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale dhe nga frika e përshkallëzimit të protestave në mbarë vendin, regjimi klerikal i mbytur në kriza ka nisur një valë të re arrestimesh të familjarëve e mbështetësve të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe ish të burgosurve politikë. Mes të arrestuarve janë Farhad Gorgani, 39 vjeç, në Gorgan, Reza Rejati, 25 vjeç, in Teheran, 60-vjeçari Hamzeh Ali, 60, Dodangi në Bandar-e-Gaz, dhe Meysam Dehbanzadeh, 28 vjeç, në Yasuj.

Ka edhe dhjetëra emra të tjerë që u janë dhënë raportuesve të OKB për të drejtat njerëzore dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Rezistenca Iraniane tërheq edhe një herë vëmendjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneres së Lartë për të drejtat e njeriut, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si dhe të raportuesve përkatës, ndaj nevojës urgjente për të marrë masa për shpëtimin e jetës së të burgosurve politikë. Rezistenca këmbëngul gjithashtu në nevojën për të dërguar një komision ndërkombëtar hetimi i cili të vizitojë burgjet dhe të takohet me të burgosurit.