Saturday, June 19, 2021

Iran: Një Grup të Burgosurish në Izolim Kanë Nisur Grevë Urie në Burgun Dastgerd në Isfahan

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Burgu Dastgerd në Isfahan

Iran: A Group of Prisoners in Solitary Confinement on a Hunger Strike in Dastgerd Prison in IsfahanThirrje për aksion urgjent nga misione ndërkombëtare të gjetjes së fakteve për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve dhe për të vizituar burgjet

Të paktën 20 të rinj të burgosur në izolim në burgun Dastgerd të Isfahanit kanë disa ditë që janë në grevë urie për të protestuar ndaj kushteve çnjerëzore të burgut. Ata kërkojnë të transferohen në një pavijon publik.

Këta të burgosur, disa prej të cilëve kanë gjashtë vite në burg, i kanë kaluar katër muajt e fundit në izolim. Shumica e këtyre të burgosurve janë arrestuar dhe ndjekur penalisht për faktin se janë përplasur me Forcat represive të Sigurisë së Shtetit.

Torturat dhe keq-trajtimi i të burgosurve, dhe kushtet e këqija të Burgut Dastgerd e të qelive të izolimit janë kaq të rënda saqë disa nga këta të burgosur kanë kryer vetëvrasje muajt e fundit. Familjarëve të këtyre të burgosurve u mohohet e drejta për t’i vizituar ata, dhe të burgosurit nuk kanë asnjë mënyrë për të kontaktuar me të afërmit e tyre.

Rezistenca Iraniane bën thirrje për aksion urgjent nga Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve në Iran. Rezistenca përsërit thirrjen e Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), për themelimin e një misioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve dhe dërgimin e tij në Iran për të vizituar burgjet iraniane e për t’u takuar me të burgosurit.