Friday, June 5, 2020

Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 319 qytete shkon mbi 42,600

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

18 maj 2020

Iran: Coronavirus death toll in 309 cities exceeds 38,300Iran, kriza e koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e regjimit: Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 2,294, numri më i lartë në një muaj e gjysëm

Numri i vdekjeve vetëm në spitalin Mofatteh në Varamin është 180

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së regjimit shpalli sot se kanë vdekur 69 njerëz në 24 orët e fundit, dhe se numri i të infektuarve është 2,294, numri më i lartë në një muaj e gjysëm. Ai tha për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA: “Provinca Khuzestan vazhdon të ketë 25% të rasteve të infektimeve me virusin… Provincat Lorestan, Khorasan Verior, jugu i Kerman-it, jugu i Sistan dhe Baluchestan, dhe Kermanshah janë në një situatë alarmante… Nuk pritet që kjo sëmundje të largohet së shpejti nga vendi.”

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “Numri total i infektimeve me koronavirus në Khuzestan ka arritur në rreth 7,000, ndërsa numri total i pacientëve në Khuzestan deri dy javë më parë ishte vetëm 2,000,” raportoi sot e përditshmja shtetërore Vatan-e-Emrooz.

E përditshmja Arman shkruan sot, “Sipas raporteve zyrtare, tendenca në rritje e koronavirusit në tetë provinca (Lorestan, Provinca Qendrore, Khorasan Verior, Kurdistan, Khuzestan, Gilan, Hormozgan dhe Chaharmahal e Bakhtiari) është më shqetësuese se kurrë. Azerbaixhani Lindor është në prag të një krize nga rritja e numrit të rasteve të reja, dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se në ditët që do të vijnë, do të duhet të presin për pikun e dytë të krizës së sëmundjes në provincë. Gjithashtu, sot, Saeid Keshmiri, presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Bushehr, tha për të përditshmen Arman: “Ditët e fundit, numri i pacientëve me koronavirus në provincë është rritur.”