Saturday, June 6, 2020

Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 319 qytete shkon mbi 42,800

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

19 maj 2020

Iran: Coronavirus Update, Over 40,000 Deaths, May 8, 2020, 6:00 PM CEST
Gënjeshtrat pa fund të Rouhani-t bien në kontradiktë me raportet e ekspertëve dhe zyrtarëve të regjimit

Sot, Hassan Rouhani tha: “Veprimet e qeverisë në fushën e shëndetit dhe trajtimit, si dhe implementimi i planit të zhvillimit shëndetësor në luftimin e koronavirusit na kanë ngritur në një pozicion ku nuk kemi mungesa shtretërish specialë apo pajisjesh mjekësore në spitale.” Duke vazhduar me gënjeshtrat e tij të paturpshme, ai tha gjithashtu se “Jo vetëm që prodhimi i testeve, pajisjeve të frymëmarrjes dhe maskave N95 i plotëson nevojat e brendshme të vendit, por tani kemi edhe mundësinë t’i eksportojmë këto produkte,” shtoi Rouhani. “Veprimet e kabinetit të 11-të (kabineti i Rouhani-t) në zhvillimin e hapësirës kibernetike dhe komunikimeve e kanë bërë të mundur që t’ua plotësojmë nevojat popullit duke përdorur hapësirën kibernetike këto ditë.” Gjithashtu, ai pohoi se “nuk është përdorur në asnjë mënyrë forca për sa i përket koronavirusit.”

Kjo ndërkohë që, më 9 maj 2020, Gjeneral Brigade i IRGC-së Hossein Ashtari, kreu i Forcave represive të Sigurisë së Shtetit (SSF), komentet e të cilit janë publikuar në të përditshmen shtetërore Entekhab, ka thënë, “Policia FATA (Policia Kibernetike e regjimit iranian) ka vepruar në mënyrë decizive kundër atyre që kanë përhapur thashetheme në hapësirën kibernetike dhe ka identifikuar mbi 1,300 faqe interneti e ka arrestuar 320 njerëz.”

Duke vazhduar me gënjeshtrat e Rouhani-t, zëdhënësi i tij Ali Rabiee tha dje për IRNA, “Renditemi të tretët në botë pas Kinës dhe Zvicrës për sa i përket shërimit dhe trajtimit të koronavirusit. E kemi kaluar fazën e menaxhimit dhe fazat e mbajtjes nën kontroll të virusit. Sot kemi hyrë në fazën e frenimit të virusit.”

Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran, ka paralajmëruar për një përsëritje në qytete të tjera të asaj që ndodhi në provincën Khuzestan. Ai tha sot për agjencinë shtetërore të lajmeve Mehr: “Nuk duhet të mendojmë që koronavirusi ka mbaruar në Teheran. Është ende prevalent.”

Mohammad-Reza Qadir, dekan i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Qom, tha sot për agjencinë e lajmve ISNA: “Situata nuk i është kthyer ende normalitetit. Gabimi më i madh është ta përshkruash situatën si normale.”

Njëkohësisht, drejtori i përgjithshëm për zyrën e marrëdhënieve publike të Organizatës Shtetërore Mjekësore foli për 107 vdekje në personelin mjekësor për shkak të koronavirusit dhe theksoi se ky numër nuk i përfshin të gjitha viktimat. Në komentet e publikuara sot nga Agjencia e Lajmeve Fars, ai tha gjithashtu: “Jemi duke mbledhur shifrat e sakta në mbarë vendin për të parë me saktësi se sa anëtarë të personelit mjekësor janë infektuar apo kanë humbur jetën në detyrë.”

Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Imen u citua sot nga faqja shtetërore Shafghana duke thënë, “Shifrat lidhur me numrin e vdekjeve për shkak të koronavirusit nuk përputhen me numrin në rritje të të infektuarve. Duhet t’i flasim popullit me ndershmëri dhe transparencë… Si mund të ulet numri i vdekjeve në këto kushte? Ka qenë e gabuar shpallja e zonave të bardha.”