Saturday, June 6, 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 319 Qytete Shkon Mbi 43,100

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

20 maj 2020

Iran CoronavirusNumri i pacientëve të rinj dyfishohet çdo ditë

Rouhani: Kemi bërë progres hap pas hapi gjatë tre muajve të fundit pa asnjë përkeqësim të situatës

Maryam Rajavi: Pretendimet qesharake të Rouhani-t nuk merren seriozisht nga askush. Ai ka krijuar një Parti Gënjeshtrash

Një zëdhënës për ministrinë e shëndetësisë të regjimit tha sot se 2,346 njerëz janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Krahasuar me dy javë më parë, numri i pacientëve pothuajse është dyfishuar. Megjithatë, sot Rouhani tha, “Kemi bërë progres hap pas hapi në këto tre muaj, pa patur asnjëherë asnjë përkeqësim të situatës. Në tërësi, kemi bërë goxha progres në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm dhe pothuajse ia kemi dalë ta frenojmë sëmundjen.”

Një zëdhënës për Universitetin e Shkencave Mjekësore në Isfahan, duke folur për agjencinë zyrtare shtetërore të lajmeve Mehr, shpalli një “rritje prej 50 përqind në numrin e pacientëve të jashtëm me koronavirus në Isfahan krahasuar me javën e shkuar” dhe tha, “Do të ishte alarmuese nëse ulet vetëdijësimi i njerëzve lidhur me këtë sëmundje sepse do të përballemi me një shpërthim në të gjithë provincën Isfahan.” Ai shtoi, “409 pacientë me koronavirus janë shtruar në dy spitale të përcaktuara në Isfahan, 113 nga të cilët raportohet të jenë në gjendje kritike.”

Dje, presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Tabriz tha për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA: “Numri i infektimeve me Koronavirus po rritet në Azerbaixhanin Lindor.”

Guvernatori i Mehdi Shahr (në provincën Semnan) tha dje për agjencinë e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në: “Tendenca në rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus është jashtëzakonisht shqetësuese.”

Sot, zëvendës rektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Zahedan tha për të përditshmen shtetërore Rouze-e Now: “Maji ishte piku i sëmundjes së koronavirusit në Sistan e Baluchestan. 40% e vdekjeve kanë ndodhur në maj … Sigurisht, numri i të infektuarve në zonën Najafabad Khash do të rritet në mënyrë të konsiderueshme në ditët që do të vijnë.”

Njëkohësisht, e përditshmja Eghtesad Saramad shkroi sot: “Klasa e varfër është kanali kryesor për transmetimin e virusit. Si bartës të lëvizshëm, ata janë të pranishëm kudo sepse nëse nuk punojnë çdo ditë, vdesin nga uria. Për ta, izolimi dhe karantina nuk kanë kuptim; nuk bën ndryshim nëse vdesin nga koronavirusi apo nga uria.”