Thursday, September 23, 2021

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 458 Qytete Shkon Mbi 128,000

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për herë të parë numri i pacientëve të infektuar në 24 orë e ka kaluar shifrën 5,000

  • Spitali Masih Daneshvari: Vdekshmëria aktuale ka qenë e parashikuar, dhe nëse (protokollet) nuk zbatohen, do të arrijë në 600 në ditë.
  • Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke shprehur ngushëllimet e saj për familjet në zi, tha: Kjo tragjedi e tmerrshme është rezultat i politikave kriminale dhe plaçkitëse të Khamenei-t dhe Rouhani-t, të cilët në vend që t’ua plotësonin punëtorëve shpenzimet e jetesës, i kanë detyruar ata t’i rikthehen punës në fushën e minuar të Koronavirusit, dhe pastaj fajësojnë popullin se nuk zbaton protokollet.
    Znj. Rajavi shtoi: në një shembull tjetër vjedhjesh e sjelljesh kriminale, ndërkohë që shëndeti i miliona iranianëve është vënë në rrezik nga pamjaftueshmëria e ilaçeve të diabetit, Garda Revolucionare dhe bandat mafioze të regjimit po kontrabandojnë barna në vendet fqinje me qëllimin për të mbushur xhepat e tyre ose për të financuar veprimtari terroriste. Populli iranian shpreh zemërimin dhe urrejtjen e tij, duke thirrur ‘ne nuk duam raketa; duam ilaçe.’