Wednesday, December 2, 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në mbi 34,200 në 296 Qytete

23 prill 2020

Coronavirus outbreak in Iran Dy javë pasi Khamenei dhe Rouhani e detyruan klasën e ulët t’i rikthehej punës, nis vala e re e përhapjes së Koronavirusit, sidomos në Teheran e Khuzestan

Kreu i Taskforcës për Luftimin e Koronavirusit: Numri i pacientëve të jashtëm në Teheran të mërkurën ishte 6,390

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të enjten, më 23 prill 2020, se viktimat nga Koronavirusi e kanë tejkaluar numrin 34,200 në 296 qytete të Iranit.

Sipas personelit mjekësor në Rasht (Irani verior), drejtorët e spitaleve të qytetit ishin udhëzuar që në fillim që të shtronin në spital vetëm pacientët në gjendje kritike, dhe pacientët e tjerë me koronavirus t’i dërgonin në shtëpi me një recetë. Si rezultat, shumë njerëz kanë vdekur në shtëpitë e tyre, dhe emrat e tyre nuk janë regjistruar. Vetëm në spitalin Razi, të paktën gjashtë njerëz vdesin nga Koronavirusi çdo ditë, por shkaqet e vdekjes raportohen ndryshe.

Në provincën e varfër Sistan dhe Baluchestan, shumë viktima, sidomos fshatarët dhe qytetarë pakistanezë e afganë, të cilët nuk kanë akses në spitale, kanë vdekur dhe janë varrosur në shtëpitë dhe fshatrat e tyre.

Në një zhvillim tjetër, më pak se dy javë pasi Ali Khamenei dhe Hassan Rouhani i detyruan njerëzit t’i riktheheshin punës, një valë e re e sëmundjes ka nisur në Teheran e në provinca të tjera. Zyrtarët e regjimit pretendojnë se kjo valë e re është shkaktuar nga udhëtimet me rastin e Novruzit (Vitit të Ri Pers) dhe mos-zbatimit të rregullave të distancimit social nga njerëzit.