Saturday, September 25, 2021

Iran: Numri i Viktimave të Koronavirusit në 340 Qytete Mbi 61,500

Iran: Coronavirus Update, Over 61,500 Deaths, June 26, 2020, 6:00 PM CESTMbi 61,100 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 340 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të marra nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), deri mbasditen e së enjtes, sipas orës lokale, 25 qershor. Numri zyrtar i vdekjeve i deklaruar nga regjimi është 10,130, d.m.th. rreth një e gjashta e shifrës së vërtetë.

Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 4,635 në Khuzestan, 3,815 në Qom, 3,160 në Isfahan, 3,510 në Razavi Khorasan, 2,195 në Lorestan, 1,640 në Azerbaixhanin Perëndimor, 1,220 në Fars, dhe 760 në Kerman. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit tha të enjten se 134 njerëz kishin vdekur nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit.