Thursday, December 2, 2021

Iran: Numri Tronditës i Vdekjeve nga Koronavirusi në 427 Qytete Shkon Mbi 100,000

 

maryam rajavi, statement, Iran coronavirus, covid-19, mek, ncriMaryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së

Znj. Maryam Rajavi: Kjo tragjedi është rezultat i politikave të Khamenei-t dhe Rouhani-t. Ata do të shkaktojnë një tragjedi edhe më të madhe duke rihapur shkollat

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të hënën, më 7 shtator 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 427 qytete të Iranit e ka tejkaluar tragjikisht shifrën 100,000. Numri i viktimave në Teheran është 24,345, Khorasan Razavi 7,164, Mazandaran 4,854, Isfahan 4,574, Lorestan 4,402, Semnan 1,307, Yazd 1,249, Qazvin 874, dhe Ilam 852.

Lidhur me krizën tragjike të Koronavirusit në Iran dhe mbi 100,000 viktimave, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Një shkallë e tillë e numrit të vdekjeve është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave kriminale e çnjerëzore të ndjekura nga Khamenei dhe Rouhani. Kjo gjë ka qenë plotësisht e parandalueshme. Tani ata po krijojnë një katastrofë edhe më masive duke i dërguar fëmijët në shkolla. Khamenei dhe Garda Revolucionare nuk shpenzojnë as edhe një grimë nga qindra biliona dollarët që i kanë vjedhur popullit iranian për të luftuar koronavirusin. Ata as nuk ua paguajnë rrogat infermierëve, mjekëve e stafit mjekësor që punojnë gjithë ditën dhe rrezikojnë jetën e vet e të familjeve të tyre për t’ua shpëtuar jetën pacientëve. Edhe pse ekspertët dhe zyrtarët e mesëm të regjimit e përshkruajnë unanimisht hapjen e shkollave si të rrezikshme, sepse do të shkaktojë viktima në masë, regjimi ka për qëllim të krijojë një barrierë kundër krizës së përmbysjes duke i errësuar kryengritjet popullore.