Tuesday, August 3, 2021

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 65,900 Vdekje, 5 Korrik 2020

 

Iran: Coronavirus Update, Over 65,900 Deaths, July 5, 2020, 6:00 PM CESTPërditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 65,900 Vdekje, 5 Korrik 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 5 korrik 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 65,900 njerëzve në 342 qytete të Iranit.
Iraj Harirchi, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë: Në disa provinca, mbi 50 përqind e njerëzve janë me koronavirus. Shifra prej 18 milion të infektuarish në vend nuk është e habitshme. Numri i vdekjeve ka mundësi të shkojë deri në 200 në ditë. Koronavirusi në provincat Teheran dhe Alborz mund të rritet eksponencialisht dhe në mënyrë eksplozive 

Universiteti i Shkencave Mjekësore në Birjand: Gjashtë nga 11 qytete provincës së Khorasan-it Jugor janë në situatë të rrezikshme (të kuqe) 

Sipas mjekëve, gjatë tre ditëve të fundit të javës, ka patur 18,300 raste të reja me koronavirus dhe 810 vdekje në provincat Khorasan Razavi dhe Khorasan Verior. 

Universiteti i Shkencave Mjekësore në Hormozgan: Hormozgan është në pikun e përhapjes së virusit. Ka një rrezik më të madh infektimi në zonat rurale