Friday, March 29, 2024

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 77,600 Vdekje, 27 Korrik 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 27 korrik 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 77,600 njerëzve në 347 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 19250 në Teheran, 5833 në Khorasan Razavi, 4230 në Qom, 3040 në Lorestan, 3530 në Mazandaran, 2435 në Sistan dhe Baluchistan, 2340 në Azerbaixhanin Perëndimor, 2280 në Azerbaixhanin Lindor, 2048 në Golestan, dhe 1955 në Fars. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.