Sunday, October 18, 2020

Iran: Protestuesit e Burgosur të Kryengritjes së Nëntorit në Dhomat e Tmerrshme të Torturës të Ministrisë së Inteligjencës, IRGC-së, dhe SSF-së

Burgu Adelabad në Shiraz

Krahas torturimit dhe ngacmimit të të burgosurve të arrestuar gjatë kryengritjeve në burgjet e Gohardasht, Evin, dhe të Teheranit të Madh (Fashafuyeh), ithtarët e regjimit klerikal i kanë mbajtur protestuesit në qendra paraburgimi të përkohshme e të fshehta të Ministrisë së Inteligjencës, IRGC-së, dhe të Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) para se t’i transferonin ata në këto burgje. Në këto dhoma të përkohshme torturash, që përfshijnë Gisha, Policinë e Sigurisë në Islamshahr, Policinë e Sigurisë në Niloufar, dhe Policinë e Sigurisë në Shahriar, protestuesit janë torturuar rëndë. Burgu i nëndheshëm i divizionit të inteligjencës të IRGC-së në Shiraz (që njihet si Ebrat) është një dhomë famëkeqe torturash ku torturohen qindra protestues.