Thursday, December 3, 2020

Iran: Regjimi ngre akuza të tjera të rreme kundër të burgosurit politik Majid Assadi

 

Political prisoner Majid AssadiI burgosuri politik Majid Assadi

Raportet tregojnë se i burgosuri politik Majid Assadi, i cili më përpara mbahej në burgun Gohardasht të Karaj, në perëndim të kryeqytetit Teheran, është transferuar më 22 korrik në pavijonin 209 të burgut famëkeq Evin ku merret vazhdimisht në pyetje dhe gjendet nën presion ekstrem. Këto masa të fundit nga autoritetet e regjimit janë përgjigje ndaj faktit që Assadi ka firmosur një deklaratë të bërë nga një grup të burgosurish politikë, që ekspozonte një operativ të regjimit me emrin Iraj Mesdaghi, i cili më përpara ka tentuar të mbledhë informata dhe të realizojë komplotet e mullahëve nga brenda opozitës Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Dosja e Majid Assidi-t, sipas vetë ligjeve të regjimit, është mbyllur pas katër vitesh prapa hekurave dhe pasi kishte kaluar dy të tretat e dënimit të tij në burg, dhe tashmë ai duhet të lirohet. Por Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit ka bërë kërkesë për rigjykim dhe ka hapur një dosje të re në prokurorinë e Evin. Duke i vënë të burgosurit nën një presion edhe më të madh, kjo është metoda që mullahët përdorin për të marrë hak ndaj deklaratës së nënshkruar nga mbi 1,000 të burgosur për ekspozimin e operativit të tij.

Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin i koalicionit opozitar iranian Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka nxjerrë nje deklaratë më 28 qershor ku raportonte lidhur me presionet, kërcënimet dhe ngacmimet e MOIS kundër të burgosurve politikë dhe familjarëve të tyre pas firmosjes së deklaratës së sipër-përmendur kundër Iraj Mesdaghi.

Të burgosurve u është thënë se këto masa të reja shtypëse kundër tyre po merren bazuar në “urdhra nga lart” për faktin që kanë firmosur deklaratën, dhe se duhet t’i tërheqin mbrapsht firmat e tyre. Presionet e regjimit janë zgjeruar përmes krahut të tij lobues, Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC), në Turqi kundër ish të burgosurve, duke i kërcënuar se do të përballen me vështirësi në dosjet e refugjatëve nëse nuk i tërheqin mbrapsht firmat e tyre dhe refuzojnë të shkruajnë letra për ta mohuar të gjithë këtë çështje. Vlen të përmendet se dy protestues të nëntorit 2019 të cilët janë dënuar me vdekje nga drejtësia e regjimit, janë ekstraduar nga Turqia në Iran.

Një rigjykim për një të burgosur politik tashmë të dënuar, si Majid Assadi, i cili ka kaluar dy të tretat e dënimit të tij prapa hekurave, duhet të dënohet globalisht dhe në Kombet e Bashkuara. Duhet të dërgohet një delegacion ndërkombëtar për të vizituar pavijonin 209 të burgut Evin dhe për t’u takuar me të burgosurit që ndodhen në këtë dhomë torturash.

Në tetor 2019, autoritetet e regjimit iranian në burgun Gohardasht të Karaj, në perëndim të Teheranit, ia penguan këtij të burgosuri politik, Majid Assadi, kujdesin e nevojshëm mjekësor duke mos e lejuar transferimin e tij në një spital.