Thursday, March 28, 2024

Iran: Shpërfillni Gjuhën e Urrejtjes të Ebrahim Raisi-t, Planifikoni Arrestimin e Tij

Presidenti i ri i regjimit iranian Ebrahim Raisi do të flasë përpara Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën. Njëkohësisht, mërgimtarët dhe aktivistët iranianë në Suedi do të zhvillojnë një konferencë për të diskutuar historikun e mbështetjes së Raisi-t për terrorizmin dhe dhunimeve të të drejtave njerëzore të kryera prej tij. Komuniteti ndërkombëtar ose mund të dëgjojë se ç’ka për të thënë për veten e tij ky kriminel, ose mund t’ua vërë veshin zërave të atyre që janë prekur nga veprimet e tij në të shkuarën.
Raisi dhe administrata e tij do të mbikëqyrin një rritje në shumicën e veprimtarive malinje të regjimit. Ndonëse thjesht një angazhim për politika shkatërrimtare nuk është ndoshta arsye për t’ia ndaluar Raisi-t mbajtjen e një fjalimi përpara komunitetit ndërkombëtar, vetë detajet e historikut të tij duhej ta kishin bërë atë persona non grata për shtetet demokratike të botës që përpara se ai të caktohej president. Këto detaje përfshijnë, ndër të tjera, pjesëmarrjen e tij aktive në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë iranianë.
Ai incident do të jetë fokusi i konferencës së të martës në Stokholm. Në të do të marrin pjesë një numër i madh ish të burgosurish politikë të cilët e kanë përjetuar direkt brutalitetin e Raisi-t kur kanë qenë prapa hekurave, si dhe shumë të tjerë që kanë qenë personalisht dëshmitarë të masakrës së 1988-ës. Shumë nga këta ish të burgosur politikë kanë marrë pjesë edhe në përpjekje të tjera të kohëve të fundit për t’i sjellë krimet e Raisi-t në vëmendjen ndërkombëtare, duke përfshirë një video-konferencë globale që u organizua muajin e shkuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.
Në atë konferencë morën pjesë gjithashtu politikëbërës të ndryshëm europianë dhe ekspertë të të drejtave njerëzore dhe ligjit ndërkombëtar. Edhe në konferencën e të martës do të marrin pjesë, qoftë virtualisht apo me prani fizike, një numër personalitetesh politike, si ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Finlandës. Mbështetja politike për NCRI-në dhe fushatën për t’i sjellë para drejtësisë autorët e masakrës së 1988-ës ka shumë kohë që rritet vit pas viti. Fatkeqësisht, kjo mbështetje nuk është përkthyer akoma në veprime serioze në nivel ndërkombëtar.