Wednesday, October 20, 2021

Iran: Të Burgosurit Politikë Torturohen Deri në Vdekje Duke u Privuar nga Kujdesi Mjekësor

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Prisoners-at-risk-of-Coronavirus

Ali Mansouri, një i burgosur politik 61-vjeçar i cili po vuan dënimin për të 15-in vit rresht në burgun Gohardacht në Karaj, pësoi një atak në zemër të enjten, më 2 shtator 2021, dhe u dërgua në spitalin Rajai në Karaj, ku iu bë një ndërhyrje për të zhbllokuar tre arterie. Pas operacionit, atë e dërguan në njësinë e terapisë intensive me duart dhe këmbët e lidhura në shtrat. Është planifikuar që të rikthehet në burg përpara se të shërohet.

Ali Mansouri është arrestuar në shtator 2007 si simpatizant i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe për pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore të 19-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve politikë në verën e 1988-ës. Ai u dënua me 17 vite burg. Nuk i është dhënë asnjë ditë lirie gjatë këtyre 15 viteve.

Zahra Safaei, 58 vjeç, një e burgosur politike që mbahet në burgun Qarchak, u transferua në spitalin Sattari në Qarchak javën e shkuar për shkak të problemeve të zemrës. Por duke qenë se duart dhe këmbët ia kishin lidhur në shtratin e spitalit, ajo refuzoi të qëndronte në spital dhe e rikthyen në burg pa e trajtuar. Në 2019-ën, ajo u dënua me tetë vite burg për “konspiracion” dhe “propagandë kundër regjimit” dhe për “fyerje ndaj Khamenei-t.”

Torturimi i të burgosurve politikë duke ua mohuar aksesin në kujdes mjekësor dhe ilaçe është një praktikë rutinë në burgjet e regjimit klerikal, dhe shumë të burgosur politikë janë lënë të vdesin në këtë mënyrë.