Friday, March 29, 2024

Iran: Të Paktën 141 Njerëz Janë Varur që Kur Raisi Është Bërë President; 31 në 30 Ditët e Fundit

I tmerruar nga zemërimi dhe urrejtja e popullit iranian, regjimi kriminal i mullahëve ka shtuar represionin, torturën dhe ekzekutimet në një përpjekje të dëshpëruar për ta terrorizuar publikun dhe për të parandaluar shpërthimin e protestave e kryengritjeve. Të paktën 31 të burgosur janë varur në qytete të ndryshme iraniane vetëm në 30 ditët e fundit, duke e çuar në të paktën 141 numrin e ekzekutimeve që kur Ebrahim Raisi dhe Gholam Hossein Mohseni Eje’i janë bërë President dhe Kryegjyqtar, përkatësisht, më 21 korrik 2021.

Më 19 tetor, Ali Mohammad Mohammadi, 45 vjeç, dhe vëllai i tij Eslam Mohammadi, 38 vjeç, nga Ramhormoz, u ekzekutuan në burgun Sepidar në Ahvaz. E tronditur nga ekzekutimi i të bijve, nëna e tyre vdiq nga një atak në zemër. Banorët e Ramhormoz protestuan ndaj këtij akti kriminal por forcat represive i sulmuan ata brutalisht, duke plagosur e arrestuar disa prej tyre.

Më 20 tetor, në një tjetër akt kriminal, një i burgosur i etnisë Baluch u var në Burgun Qendror të Zahedan pavarësisht se ishte 80% i verbër.

Rezistenca Iraniane i nxit edhe një herë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat e të drejtave njerëzore që të marrin masa urgjente për t’i ndaluar ekzekutimet arbitrare dhe kriminale në Iran. Dhunimet flagrante të të drejtave njerëzore në Iran duhet t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe liderët e regjimit duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada krime kundër njerëzimit e gjenocid.