Tuesday, October 20, 2020

Iran: Thirrje për Aksion të Menjëhershëm për të Anulluar Vendimin Mesjetar për Prerje të Gjymtyrëve nga Regjimi Klerikal

amputation of limbs, NCRI, Iran, Human RightsPrerja e gjymtyrëve në Iran

Janë duart e regjimit klerikal, Lideri Suprem Khamenei dhe konglomeratet e tij, si dhe IRGC, Gjyqësori, parlamenti, dhe qeveria e tij që duhet të priten e të hiqen nga jeta dhe pasuria e popullit iranian, dhe sovraniteti i uzurpuar duhet t’i rikthehet popullit iranian.

Drejtësia kriminale e regjimit klerikal ka dënuar katër të burgosur në Urmia me prerje të gjymtyrëve, për akuzën e vjedhjes. Ky dënim i neveritshëm vjen në një kohë kur Khamenei, Rouhani, Ebrahim Raisi, dhe klerikë të tjerë të lartë së bashku me bijtë e bijat e tyre të korruptuara, si dhe liderët e Gardës Revolucionare, janë pa dyshim hajdutët më të mëdhenj në historinë e Iranit. Ata vjedhin qindra biliona dollarë nga pasuria e popullit. Kjo bëhet me koston e urisë, varfërisë, dhe papunësisë së dhjetëra mijëra njerëzve, inflacionit që kap majat, dhe shkatërrimit të ekonomisë së vendit.