Thursday, September 23, 2021

Iran: Vaksinimi për Covid-19 Ekspozon edhe më Tej Korrupsionin e Regjimit

Over 184,700 people have died of the novel coronavirus in 470 cities checkered across all of Iran Mbi 184,700 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 470 qytete të shpërndara në mbarë Iranin

Ndërkohë që në shumë vende, vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna për koronavirusin e kanë marrë dritën jeshile, populli iranian përballet ende me politikat çnjerëzore dhe neglizhencën e mullahëve, dhe mbetet mes viktimave më të brishta të Covid-19 në botë.

Kërkesat popullore për vaksinat janë rritur dhe disa zyrtarë e media shtetërore kanë shprehur shqetësim.

“Shpërndarja e vaksinave të koronavirusit në vende të ndryshme ka ngritur një kërkesë të lartë popullore në Iran për vaksinim. Njerëzit pyesin, pse nuk mundet një vend i pasur si Irani, me kaq shumë rezerva nafte, të importojë vaksina të koronavirusit?” shkruan shetërorja Aftab Yazd më 8 dhjetor. Kjo media paralajmëron gjithashtu se, “Nëse sistemi nuk e zgjidh këtë problem, do të ketë një impakt negativ në shoqëri.

Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani ka thënë se “është ndërmarrë çdo veprim i nevojshëm” për të parandaluar “impaktin negativ në shoqëri.” Ai ka premtuar madje edhe një vaksinë të prodhuar në vend.

Televizioni shtetëror ka shpallur se vaksina iraniane do të mbërrijë në verën e vitit 2021. Ky premtim është kaq i vagullt e jo-realist saqë edhe vetë mediat dhe ekspertët e regjimit po e refuzojnë.

“Kur populli i Iranit të shohë që në shumë vende, duke përfshirë vendet fqinje si Iraku dhe Afganistani, virusi është zbutur për shkak të përdorimit të vaksinave nga kompani me emër, pa dyshim që do të protestojë,” shkruan e përditshmja shtetërore Hamdelli më 12 dhjetor.