Thursday, March 28, 2024

Iran: Vrasja e një të Burgosuri me Anë të Torturës dhe Rrahjes me Kamxhik

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

 

Thirrje që një delegacion ndërkombëtar të vizitojë burgjet e mullahëve dhe t’ia referojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së dosjen e shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi

Të martën më 31 gusht 2021, në një krim të tmerrshëm, lakejtë e Khamenei-t vranë një të burgosur me emrin Hadi Atazadeh në burgun e Ahar duke e torturuar dhe duke e rrahur me kamxhik. Ndërkohë që fotot dhe videoja e publikuar tregojnë qartë shenjat e torturës mbi trupin e të burgosurit, Mousa Khalilollahi, krye-prokurori i regjimit në provincën e Azerbaixhanit Lindor, ka pretenduar paturpësisht se nuk ka shenja rrahjeje e plagosjesh në trupin e të burgosurit dhe se shkaku i vdekjes është mbidoza.

Vdekjet e të burgosurve për shkak të rrahjeve dhe torturimit ose për shkak të mohimit të aksesit në kujdes mjekësor janë të njohura dhe ndodhin rëndom në burgjet e regjimit klerikal, dhe kanë ndodhur shumë herë në burgje të ndryshme.

Rezistenca Iraniane e dënon fuqishëm këtë krim barbar dhe bën thirrje edhe një herë për formimin e një komisioni hetimor nga OKB, i cili të vizitojë burgjet e regjimit klerikal dhe të takohet me të burgosurit. Dhunimi brutal dhe sistematik i të drejtave njerëzore duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB, dhe regjimi duhet të përballet me drejtësinë për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.