Home News Human Rights Irani arreston avokatët që kishin në plan hedhjen në gjyq të zyrtarëve për neglizhencë ndaj COVID-19

Irani arreston avokatët që kishin në plan hedhjen në gjyq të zyrtarëve për neglizhencë ndaj COVID-19

0
Irani arreston avokatët që kishin në plan hedhjen në gjyq të zyrtarëve për neglizhencë ndaj COVID-19

 

Iran arrests lawyers for plans to sue officials for COVID-19 negligenceShtatë avokatë e aktivistë civilë janë arrestuar nga forcat e sigurisë dje në Teheran dhe janë transferuar në një vend të panjohur.

Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat e Njeriut, këta persona janë identifikuar si Arash Kikhsarvi, Mostafa Nili, Mehdi Mahmoudian, Mohammadreza Faqihi, Mohammad-Hadi Arefian Kaseb, Maryam Afrafaraz, dhe Leila Heidari. Sendet e tyre personale, duke përfshirë smartfonët, janë konfiskuar. Mehdi dhe Mostafa janë arrestuar në zyrat e tyre.

Sipas raporteve, këto arrestime janë bërë pa urdhër arresti. Ali Mojtahedzadeh, avokat iranian, tha sot në Twitter se këta avokatë kishin në plan t’i hidhnin në gjyq zyrtarët iranianë për neglizhencë lidhur me pandeminë e COVID-19. Disa raporte thonë se ata kishin ndërmend të hidhnin në gjyq edhe Liderin Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Leila është liruar sot.

Javën e shkuar, varianti Delta i virusit vdekjeprurës COVID-19 ka bërë kërdinë nëpër qytetet iraniane. Në Teheran, numri i ditor i vdekjeve arriti një rekord të ri prej 390 dje. Zëvendës Ministri i Hulumtimit dhe Teknologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë të Iranit tha në një letër më 12 gusht se numri ditor i vdekjeve nga COVID-19 do të shkojë në 800 nëse situata nuk ndryshon.

Mediat shtetërore raportojnë për spitale dhe njësi të terapisë intensive të mbushura plot me pacientë të infektuar me COVID-19. Në të njëjtën kohë, varrezat janë të mbushura, dhe provincat raportojnë se nuk kanë vend mjaftueshëm për të varrosur trupat.

Iranianët po e fajësojnë haptazi Khamenei-n për vdekjen e viktimave të COVID-19, të cilat mund të ishin shpëtuar nëse ai nuk do t’i kishte ndaluar vaksinat e besueshme të prodhuara në SHBA e në Mbretërinë e Bashkuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here