Saturday, September 25, 2021

Irani Dënon 3 Vëllezër të Torturuar për Vdekje, me 81 Vjet Burg

 

 Navid, Vahid, and Habib Afkari Sangari were detained for their participation in nationwide protests in August 2018Navid, Vahid dhe Habib Afkari Sangari u arrestuan për pjesëmarrjen e tyre në protestat mbarëkombëtare në gusht 2018

I ashtuquajturi gjyqësor në Iran nën regjimin e mullahëve ka dënuar një protestues në Shiraz, në jug-qendrën e Iranit me dy vendime, burg, dhe goditje me kamxhik, ndërsa dy nga vëllezërit e tij janë dënuar me gjithsej 81 vjet burg dhe goditje me kamxhik për pjesmarrje në protestat në vitin 2018. Navid, Vahid dhe Habib Afkari Sangari u arrestuan për pjesëmarrje në protestat që u përhapën në të gjithë Iranin në gusht 2018. Të tre vëllezërit u gjykuan në Gjykatën Penale në Shiraz dhe Gjykatën Revolucionare, duke u përballur me akuza për fyerje të Kryetarit tëregjimit Suprem Ali Khamenei, duke inkurajuar banorët lokalë të bashkohen me protestat kundër regjimit, organizimin e një grupi dhe pjesëmarrjen në protesta, dhe me akuzave të tjera, sipas raporteve të ndryshme. Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i dënoi këto masa të egra si nismë e dëshpëruar e regjimit për të parandaluar protestat e ardhshme.

Procesi i gabuar, përdorimi i torturave

Navid, një mundës i respektuar pa precedentë penalë, dhe dy vëllezërit e tij kishin marrë pjesë në protestat e vitit 2018. Si rezultat, “gjyqësori e vlerësoi pjesëmarrjen e të tre vëllezërve si organizatë e një grupi,” sipas një burimi i cili bisedoi me Agjencinë e Lajmeve për të Drejtat e Njeriut dhe kërkoi që të mos përmëndej emri I tij për arsye sigurie. Burimi tha se autoritetet kishin akuzuar tre vëllezërit për role kryesore në protestat që shpërthyen në qytetet Kazerun dhe Shiraz në gusht 2018.

Regjimi i drejtohet ekzekutimeve politike për të parandaluar protestat e ardhshme

Regjimi iranian ekzekuton të burgosurit politikë dhe mundohet të frikësojë protestuesit me qëllim që të parandalojë protestat e ardhshme. Më 5 gusht, regjimi iranian vari një të burgosur politik në Iranin qendror. Mostafa Salehi u mbajt në paraburgim gjatë protestave në Isfahan dy vjet më parë. Tri protestues të tjerë në Teheran dhe pesë protestues në Isfahan janë dënuar me vdekje.