Friday, March 29, 2024

Irani dënon me vdekje të burgosurin politik në qytetin veriperëndimor

Gjykata Supreme e Iranit la në fuqi më 28 shtator dënimin me vdekje të një të burgosuri politik të ndaluar në Urmia, Irani veriperëndimor.Sipas Organizatës Hengaw, i burgosuri u identifikua si Shaker Behrouzi. Shaker u dënua me vdekje për vrasjen e një anëtari të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mamol Mohammadi. Kjo ndodh teksaq ka 12 dëshmitarë nga fshati Dizaj Margavar në Iranin veriperëndimor që thonë se Shaker ishte në fshatin e tyre në kohën kur Mamol Mohammadi u vra.Familja e Mamol nuk kishte paraqitur asnjë ankesë kundër Shaker derisa ju ushtruan presion nga Inteligjenca e IRGC.Shaker u akuzua gjithashtu si anëtar i Partisë Komala. Në Mars 2020, ai u dënua me pesë vjet burg për akuza të tjera.Sipas një burimi të informuar, dënimi i Shaker u dha si anëtar i Partisë Demokratike të Kurdistanit dhe atij iu mohua prania e një avokati në gjykatë. Një i afërm i Shaker i tha Hengaw se ai ishte në izolim dhe nën tortura për një vit e nëntë ditë derisa u detyrua të “rrëfejë” vrasjen e Mamol Mohammadi. Sipas raporteve të tjera, Shaker dhe 43 të burgosur të tjerë kanë qenë në grevë urie për të protestuar ndaj kushteve të burgut në ditët e fundit.Regjimi iranian ka një histori të gjatë të torturimit të të burgosurve, veçanërisht të burgosurve politikë, për të marrë rrëfime të detyruara ose thjesht për t’i ndëshkuar ata. Në korrik 2020, dy të burgosur politikë kurdë u varën në Urmia (Irani veriperëndimor) si dënim të bazuar në rrëfime të detyruara.