Sunday, January 17, 2021

Iranianët përdorin Twitter-in për të përkujtuar 1500 protestuesit e vrarë në përvjetorin e kryengritjeve të nëntorit 2019

Përdoruesit iranianë të Twitter-it e ngritën zërin dje, në ditën e parë të muajit pers Aban, për të përkujtuar 1500 protestuesit e vrarë dhe në nderim të atyre të arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019 kur çmimi i gazolinës u trefishua brenda natës. Këto protesta tashmë njihen si “protestat e Aban-it” në Iran.

Hashtag-et #آبان# آبان‌ـ‌خونین dhe #آبان‌ـ‌ادامه‌ـ‌دارد domethënë “Aban i përgjakur” dhe “Aban do të vazhdojë” janë përdorur për të postuar foto të protestuesve të plagosur e të vrarë në protestat e vitit të shkuar dhe për të kërkuar përgjegjshmëri nga ana e regjimit.

Iranianët thanë gjithashtu se nuk do ta “harrojnë as falin kurrë” regjimin për këtë shtypje brutale dhe bënë thirrje për protesta të tjera.