Monday, July 26, 2021

Katër iranianë të besimit Bahai Dënohen me 12 vite burg

 

Dega e 28-të e Gjykatës Revolucionare të Teheranit ka dënuar katër qytetarë të besimit Bahai me një total prej 12 vitesh burg.

Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, këta katër bura e gra, të identifikuar si Mona Mehrabi, Elham Kerempisheh, Afsaneh Yadegar Ardestani dhe Ehsanollah Yadegar Ardestani ishin gjykuar më përpara në mungesë në vitin 2019 dhe ishin dënuar me një total prej 20 vitesh, që më vonë u ndryshua në 3 vite burg për secilin person.

Katër qytetarët Bahai janë dënuar me “anëtarësi në organizata të paligjshme të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Iranianët e fesë Bahai privohen nga liria e besimit, liri e cila deklarohet në nenin 18 të Traktateve Themelore Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.