Wednesday, December 2, 2020

Komuniteti Botëror Mund t’i Ndalojë Ekzekutimet e Mëtejshme në Iran Duke Ndihmuar Navid Afkari-n dhe Duke i Kërkuar Llogari Regjimit për Krimet e Tij në të Shkuarën

 

Drejtësia e regjimit iranian ka miratuar dënimin me vdekje për Navid Afkari Sangari, i arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare iraniane të 2018-ës në Shiraz. Ka patur thirrje të shumta për ta ndaluar ekzekutimin e tij, por megjithatë raportet e lajmeve tregojnë se mullahët do ta ekzekutojnë Navid-in. Ta lejosh regjimin ta bëjë këtë është njësoj sikur t’i japësh dritën jeshile regjimit për të vazhduar me abuzimet ndaj të drejtave njerëzore.

Tortura dhe keqtrajtimi

Regjimi i mullahëve e ka torturuar rëndë Navid Afkari-n për të nxjerrë rrëfime prej tij. Në një letër, Navid, kampion në mundje, ka përshkruar torturat e tmerrshme fizike dhe psikologjike që i kanë bërë. “Për rreth 50 ditë kam duruar torturat më të tmerrshme fizike dhe psikologjike. Më rrihnin me shkopinj, duke më goditur krahët, këmbët, barkun, dhe shpinën. Ma fusnin kokën në një qese plastike dhe më torturonin derisa më merrej fryma gati deri në vdekje. Më kanë hedhur edhe alkool në hundë,” lexon letra.

Siç ka thënë Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), “Ruajtja e heshtjes lidhur me torturat dhe krimet kundër njerëzimit është e barasvlefshme me shkallmimin e vlerave për të cilat kanë dhënë jetën dhjetëra miliona njerëz.”