Thursday, March 28, 2024

Komuniteti Ndërkombëtar Nuk Duhet ta Shpërfillë Shtimin e Dhunimeve të të Drejtave të Njeriut në Iran

Ka patur dhjetëra ekzekutime ditët e fundit në Iran nën regjimin e mullahëve, dhe kjo është shenjë e përkeqësimit të situatës së të drejtave njerëzore. Më 17 shkurt, regjimi iranian vari të paktën shtatë njerëz, duke përfshirë një grua me emrin Zahra Esmaili. Zahra Esmaili ishte gruaja e 114-të e ekzekutuar gjatë mandatit të Hassan Rouhani-t si President gjoja “i moderuar” i regjimit.

Avokati i Zahra Esmaili-t, Omid Moradi, ka zbuluar se regjimi e ka varur trupin e pajetë të Esmaili-t pasi ajo kishte vdekur që më parë për shkak të një ataku në zemër. Ai tha gjithashtu se përpara Zahra-së ishin ekzekutuar të paktën 16 njerëz, jo 6.

“Sot pashë çertifikatën e vdekjes të Zahra Esmaili. Aty deklarohet arresti kardiak si shkak i vdekjes sepse 16 burra ishin varur përpara syve të saj dje. Zahra-së i pushoi zemra, dhe vdiq para se ta çonin në trekëmbësh,” shkruan Omid Moradi.

Që kur Rouhani është bërë president i regjimit, ka patur mbi 4,000 ekzekutime. Rouhani dhe Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif i mbrojnë dhunimet që regjimi u bën të drejtave të njeriut, madje Zarif e quan regjimin “demokracia më e madhe” në Lindjen e Mesme.

Ekzekutimet e ditëve të fundit në Iran nuk do të jenë të fundit fare. Amnesty International deklaroi më 18 shkurt se regjimi iranian po bëhet gati të ekzekutojë dy të burgosur të etnisë Baluch.