Thursday, December 2, 2021

Kriza e COVID-19 në Iran: Numri i Vdekjeve Rritet me Shpejtësi, Fillimi i një Tragjedie

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari

Iran COVID-19 Crisis: Death Toll Rapidly Surging, an Emerging Tragedy LinkedInTëitterFacebook12PrintEmailMore15

Kriza e COVID-19 në Iran: Numri i Vdekjeve Rritet me Shpejtësi, Fillimi i një Tragjedie

Rreth 52,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së COVID-19 në Iran, sipas Rezistencës Iraniane. Regjimi iranian, edhe pse përpiqet ta minimizojë seriozitetin e krizës, ka shpallur mbi 108 vdekje, që është numri më i lartë i vdekjeve i shpallur në dy muaj. Kjo është shenjë e fillimit të një tragjedie humanitare.

Edhe pse regjimi është përpjekur ta minimizojë seriozitetin e krizës që nga fillimi i COVID-19, pasi e kishte mohuar ekzistencën e saj për disa javë, numri i infektimeve dhe vdekjeve të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë e mullahëve, së bashku me numrin e vërtetë të vdekjeve të shpallur nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) apo nga ata që merren me gazetari qytetare, konfirmojnë se sa e thellë është kriza e koronavirusit në Iran dhe se popullin iranian e pret një katastrofë e madhe humanitare.