Wednesday, January 26, 2022

Kriza e Covid-19 në Iran: Prioritetet e Regjimit po Vrasin Njerëz

iran-mass-graves-corona (1)

Mediat shtetërore iraniane së fundmi kanë publikuar disa komente të bëra nga Alireza Zali, kreu i komitetit të përgjigjes ndaj Covid-19 në Teheran, komente të cilat konfirmojnë detajet e përgjigjes së dështuar të regjimit ndaj krizës. Zali e pranoi se autoritetet e regjimit kishin refuzuar të blinin doza të vaksinave të vërtetuara thjesht sepse nuk u pëlqente ideja e përballimit të kostove të tyre. Njëkohësisht, regjimin nuk e kanë shqetësuar kostot e përfshira në mbështetjen e tij ndaj grupeve militante rajonale apo në përpjekjet e tij për të shtuar forcat detare dhe për të kërcënuar transportin detar në ujërat e Lindjes së Mesme.

Teherani është i gatshëm ta lërë popullin të vuajë tmerrësisht nëse alternativa e vetme do të ishte t’i braktiste projektet e tij duke e ndaluar projektimin e forcës që në fakt maskon dobësinë e regjimit.

Mungesa e gatishmërisë nga ana e regjimit për të paguar çmimin e plotë për vaksinat e Covid-19 është pjesë e një vargu më të gjatë vendim-marrjesh që nuk e kanë lejuar vendin të aplikojë siç duhet izolimin apo të ndërmarrë përpjekje të tjera serioze për zbutjen e krizës. Këtë javë, autoritetet e regjimit më në fund shpallën se do të nisnin një izolim të ri të vendit, por specifikuan gjithashtu se kjo do të zgjaste vetëm gjashtë ditë – kohë që nuk mjafton as për inkubimin e plotë të infektimeve të reja përpara se njerëzit e infektuar të rifillojnë ndërveprimin me të tjerët. Lideri Suprem Ali Khamenei ka personalisht nën kontroll qindra biliona dollarë në asete, shumë prej të cilave mbahen në të ashtu-quajturat fondacione fetare.

Korpusi i Gardës Revolucionare Isamike ka nën kontroll sasi të ngjashme parash përmes disa kompanive frontale dhe entiteteve të sektorit privat të lidhura me të. IRGC ka nën kontroll pjesën më të madhe të prodhimit të brendshëm bruto të Iranit dhe e çon atë në drejtim të proksive të huaj, zhvillimit të raketave, dhe projekteve të tjera që shërbejnë për ta ruajtur regjimin.