Thursday, December 2, 2021

Kriza e Intensifikuar e COVID-19 në Iran dhe Perspektiva e Saj

Iran: Coronavirus Death Toll in 518 Cities Exceeds 230,100Irani tashmë po përjeton valën e katërt të përhapjes së Covid-19. Edhe sipas vetë shifrave të fabrikuara të regjimit, ky vend ka numrin më të lartë të fataliteteve në ditë. Por megjithatë, zyrtarët e regjimit vazhdojnë me politikën e tyre çnjerëzore të Covid-19 duke vonuar sigurimin e vaksinave dhe duke u përpjekur t’ua shesin ato popullit.

“Irani është vendi i parë ku njerëzve u duhet t’i blejnë vaksinat e Covid-19. Kjo është fjalia që e kemi dëgjuar shumë herë brenda javëve të fundit,” shkruante e përditshmja shtetërore Sharq më 22 prill.

Si pjesë e politikës çnjerëzore të koronavirusit, regjimi i mullahëve e ka lejuar sektorin e ashtu-quajtur “privat” të importojë vaksina kundër Covid-19 me një kurs këmbimi më të ulët. Këto kompani të ashtu-quajtura private janë të lidhura me Gardën Revolucionare (IRGC) dhe me Liderin Suprem të regjimit Ali Khamenei.

Një nga këto kompani është Barkat Pharmaceuticals Holding Company. Kompania që e ka në pronësi Barkat-in zotëron 60.6 përqind të Alborz Investment Group, që është kompania e dytë më e madhe farmaceutike në vend. Me fjalë të tjera, regjimi po i vë në rrezik jetët e njerëzve për të fituar më shumë.