Wednesday, June 23, 2021

Kriza e Ujit në Iran dhe Roli i Regjimit

Në mesin e përhapjes së Covid-19, populli iranian po vuan edhe nga një krizë uji në pjesë të ndryshme të Iranit, krizë që përfshin ndotjen e ujit. Shumë nga burimet ujore të Iranit po thahen për shkak të keqmenaxhimit të regjimit.

Në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor, uji i pijshëm është tejet i ndotur, dhe shumë njerëz janë infektuar me Hepatitin A, që transmetohet nga uji.

“Uji i tubave që u vjen njerëzve duhet të jetë në gjendje të mirë për sa i përket mbetjeve të klorit dhe turbullimit. [Ndotja e] ujit të pijshëm vazhdon të jetë një problem serioz në rrethina e qytete. Rreth 50 deri në 60% e kampioneve të ujit nga zonat rurale nuk janë të kthjellëta dhe në shumë kampione të komplekseve rurale të furnizimit me ujë është vrojtuar ndotje e shpeshtë. Kemi vrojtuar 1 deri në 1.5 metra baltë në pellgjet 2-metërshe, gjë që shkakton turbullimin e ujit. Komplekset duhet të pastrohen nga dheu në mënyrë të shpeshtë me qëllim që mos të rritet turbullimi i ujit dhe kontaminimi mikrobial,” shkruan faqja shtetërore Asr-e Jonoob më 9 mars, duke cituar Mehran Ahmadi Baloutaki, kreun e Qendrës Shëndetësore të Ahvazit Perëndimor.

Sipas Asr-e Jonoob, të paktën 5 fëmijë janë infektuar me hepatit në fshatet e distriktit Ismaili në Ahvaz. Sipas Asr-e Jonoob, shkaku i shpërthimit të hepatitit është “kontaminimi i ujit të pijshëm dhe mungesa e trajtimit të duhur dhe klorinimit në komplekset e trajtimit që ofrojnë ujë të pijshëm për dhjetëra fshatra nga Ahvaz në Khorramshahr.”

Provinca Khuzestan është një nga provincat më të pasura të Iranit për sa i përket burimeve natyrore. E megjithatë, regjimi nuk i kushton aspak vëmendje kësaj zone. Në fillim të janarit, përmbytjet në Khuzestan i shkaktuan dëme jetës së njerëzve. Shumë banorë vendas janë infektuar me hepatitin A pasi kanë konsumuar ujë të përzier me ujëra të zeza, gjë që është shkaktuar nga përmbytjet e kohëve të fundit në këtë provincë dhe keqmenaxhimi i regjimit.