Friday, June 5, 2020

Laureatët e Nobel-it Bëjnë Thirrje për Lirimin e Studentëve Elitarë Iranianë

18 maj 2020

Nobel Laureates Call for Release of Elite Iranian Students Letra e laureatëve të Nobel-it drejtuar Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat Njerëzore lidhur me dy studentët elitarë iranianë që janë arrestuar

Në një letër të përbashkët drejtuar Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, nëntë laureatë të Nobel-it paralajmëruan se arrestimi i dy studentëve elitarë iranianë, Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, përgatit terrenin për një represion të gjerë e brutal ndaj disidentëve dhe studentëve në muajt pas krizës së koronavirusit.

Ata theksuan se regjimi iranian, nga frika e një kryengritjeje të re, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përdorë frikësimin dhe represionin ndaj qytetarëve të tij.

Letra lexon: “Ne, laureatët e Nobel-it që nënshkruajmë këtë letër, ju nxisim që të përdorni pozicionin tuaj për të bërë çdo përpjekje të mundshme në mënyrë që të sigurohet lirimi i menjëhershëm i të burgosurve politikë, në veçanti Ali Younesi dhe Amir Hossein Moradi.”