Wednesday, January 19, 2022

Masakra e 1988-ës në Iran: Dëshmia e Mahmoud Royaei në Gjyqin ndaj Hamid Noury-t në Shqipëri

Të martën u zhvillua seanca e tridhjetë e nëntë e gjyqit ndaj Hamid Noury-t, një funksionar i burgjeve iraniane i cili është akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë. Noury ka qeë në burgun Gohardasht në kohën e kësaj masakre. Në vitin 2019, ai u burgos në Suedi.

Pesë seancat e fundit të gjyqit të Noury-t janë zhvilluar në Shqipëri. Pas 34 seancave në Suedi, vendi i zhvillimit të gjyqit u transferua me kërkesë të prokurorëve në Shqipëri, ku banojnë mijëra anëtarë të Muxhahedin-e Khalq (MEK). Anëtarët e MEK ishin objektivi kryesor i masakrës së vitit 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë anembanë Iranit.

Në seancën e së martës në Gjykatën e Rrethit Durrës, dëshmoi Mahmoud Royaei, ish i burgosur politik dhe anëtar i MEK-ut. Royaei ka kaluar dhjetë vite në burg. Ai është një nga të mbijetuarit e masakrës së 1988-ës.