Thursday, March 28, 2024

Masakra e 1988-ës në Iran, Seanca e Dytë Gjyqësore Ndaj Noury-t në Shqipëri: Dëshmia e Majid Saheb Jam

E enjtja shënoi seancën e tridhjetë e gjashtë të gjyqit të Hamid Noury, një zyrtar i burgjeve iraniane i akuzuar për rolin e tij në masakrën e vitit 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë në burgun Gohardasht. Noury u burgos në vitin 2019 nga autoritetet suedeze. Ditën e mërkurë, gjyqi i tij u zhvillua në Shqipëri, ku të mbijetuarit e masakrës së 1988-ës nisën të jepnin dëshmitë e tyre. Me kërkesë të prokurorit, vendi i gjykimit u transferua në Shqipëri, ku banojnë anëtarët e Mujahedin-e Khalq (MEK). Anëtarët e MEK-ut përbëjnë shumicën e viktimave të masakrës së 1988-ës.

Gjatë seancës së dytë të gjyqit të Noury-t në Gjykatën e Rrethit të Durrësit, Shqipëri, dëshmoi anëtari i MEK-ut, Majid Saheb Jam, i cili ka vuajtur gati 17 vjet në burgjet iraniane. Saheb Jam është një nga paditësit e çështjes së Noury-t. Saheb Jam tha në dëshminë e tij se ai ishte transferuar nga burgu Evin në burgun Gohardasht në vitin 1988 dhe ka qënë dëshmitar i krimeve të kryera nga zyrtarët e regjimit, përfshirë Noury.

Iran: A Fatwa Which Took the Life of 30,000 Political Prisoners in 1988 Massacre

Saheb Jam dëshmoi se me të mbërritur në Gohardasht, ai ishte torturuar së bashku me disa të burgosur të tjerë. “Ata na sollën në një korridor, një pavijon që ishte pothuajse bosh, dhe rojet qëndronin në radhë për të formuar një tunel për të burgosurit,” tha ai, duke shtuar se i rrihnin me kabllo dhe shkopinj ndërsa kalonin përmes këtij tuneli.

Sipas Saheb Jam, Hamid Noury ishte gjithashtu në mesin e torturuesve. Saheb Jam e kishte parë Noury-n në Evin, kështu që ai ishte “befasuar kur e pa” atje pasi ai “e kishte parë Noury-n më shumë se dhjetë herë në Evin”.

“Autoritetet e burgut donin të përcaktonin se cilët të burgosur vazhdonin të qëndronin të palëkundur [në mbështetjen e tyre për MEK]”, tha Saheb Jam, duke shtuar se ata ishin marrë në pyetje një ditë pas mbërritjes në Gohardasht.

“Në këto marrje në pyetje, të cilat ishin shumë intensive, pasi merrnin të dhënat bazë si emri dhe mbiemri, ata pyesnin: ‘A jeni përkrahës i MEK-ut apo i ndonjë grupi tjetër?’ Dhe më pas fillonte marrja në pyetje më me dhunë për të përcaktuar statusin tonë”, tha Saheb Jam.