Wednesday, December 2, 2020

Masakra e 1988-ës në Iran: SHBA Bën Thirrje për Hetime të Pavarura

 

Growing Openness About Past Massacre as Iran Contemplates Repeating HistoryNë masakrën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), u ekzekutuan nga regjimi iranian.

Morgan Ortagus, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, në një video-mesazh në Twitter, duke dënuar shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian, veçanërisht masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë, i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar që të kryejë hetime të pavarura dhe të ofrojë përgjegjshmëri dhe drejtësi për viktimat e këtyre shkeljeve të tmerrshme të të drejtave njerëzore, të organizuara nga regjimi iranian.”

“19 korriku shënon përvjetorin e fillimit të të ashtu-quajturave komisione të vdekjes në Iran, nën urdhrat e Ajatollah Khomeini-t. Sipas raporteve, këto komisione kanë zhdukur me forcë dhe ekzekutuar në mënyrë jashtë-gjyqësore mijëra disidentë politikë të burgosur. Kryegjyqtari aktual dhe ministri aktual i drejtësisë në Iran janë identifikuar si ish-anëtarë të këtyre komisioneve të vdekjes. Besohet gjerësisht se drejtësisë iraniane i mungojnë garancitë e gjykimit të drejtë dhe të pavarur. Dhe gjykatat revolucionare janë veçanërisht skandaloze në dhënien e dënimeve që përbëjnë shkelje të të drejtave njerëzore. Të gjithë zyrtarët iranianë që kryejnë shkelje apo abuzime të të drejtave njerëzore duhet të mbahen përgjegjës. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kryejë hetime të pavarura dhe të ofrojë përgjegjshmëri dhe drejtësi për viktimat e këtyre shkeljeve të tmerrshme të të drejtave njerëzore, të organizuara nga regjimi iranian,” tha ajo në një video-mesazh në Twitter.

Në verën e 1988-ës, regjimi iranian ekzekutoi mbi 30,000 të burgosur politikë brenda pak muajsh. Shumica e viktimave ishin mbështetës dhe anëtarë të opozitës iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).