Wednesday, December 2, 2020

Masakra e 1988-ës: Si u përpoq—dhe dështoi—regjimi iranian ta shkatërronte MEK-un

In the summer of 1988, Iranian regime supreme leader Ruhollah Khomeini ordered the execution of more than 30,000 political prisoners, mostly members and supporters of the People’s Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK)Në verën e 1988-ës, udhëheqësi suprem i regjimit iranian Ruhollah Khomeini dha urdhër për ekzekutimin e mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK)

Iran, 24 korrik 2020—Ruhollah Khomeini dërgoi në trekëmbësh 30,000 të burgosur politikë iranianë brenda vetëm pak muajsh. Qëllimi i Khomeini-t ishte i qartë: Asgjësimi total i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), lëvizjes opozitare më të organizuar e më të aftë në Iran. Shumica e të burgosurve të ekzekutuar në atë që u bë e njohur si masakra e 1988-ës ishin anëtarë dhe mbështetës të MEK.

Por edhe pse Khomeini ia doli të vendoste një rekord në barbarizmat dhe krimet kundër njerëzimit, ai nuk e arriti qëllimin e tij. Tridhjetë e dy vite më vonë, MEK dhe Rezistenca Iraniane ende qëndrojnë, më të forta se kurrë, dhe së fundmi kanë zhvilluar Samitin e përvitshëm Global për Lirinë e Iranit, duke lidhur bashkë mbi 30,000 lokacione në 102 shtete, dhe duke bërë thirrje për përgjegjshmëri për sa i përket shkeljeve mizore të të drejtave të njeriut nga regjimi i mullahëve në Iran.