Monday, July 26, 2021

Me Mosveprim e Propagandë të Pandalshme, Regjimi i Iranit e Përkeqëson Krizën e Koronavirusit

People’s Mojahedin Organization of Iran announced on Friday that coronavirus death toll has surpassed 145,400, due to the reigme's inaction.Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të premten se  numri i vdekjeve nga koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 145,400. Bilanci zyrtar i vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë e regjimit është shpallur si 37,409, d.m.th. rreth një e katërta e shifrës së vërtetë.

Regjimi iranian filloi t’i fshihte faktet që në ditët e para të shpërthimit të sëmundjes. Tani, as statistikat më të fundit të regjimit, që kanë thyer rekordet, as nuk i afrohen shkallës së vërtetë të krizës. Bilancet ditore të vdekjeve janë në fakt më të larta se ç’deklarohen sepse numri i infektimeve është më i lartë se ç’pranohet. Dhe kjo është e vërtetë pasi pandemia e ka pushtuar shoqërinë iraniane shumë më herët dhe me shumë më tepër agresivitet se ç’mendojnë shumica e njerëzve.

Teherani i pranoi zyrtarisht rastet e para të Covid-19 në mes të shkurtit, pikërisht rreth kohës së zgjedhjeve parlamentare. Por pak kohë më vonë, MEK-ut i ranë në duar dokumenta nga Organizata Kombëtare e Emergjencave të cilat kishin regjistruar raste të dyshuara për infektim me koronavirus në spitalet iraniane më shumë se një muaj më herët. Tani duket se sëmundja ka qenë duke u shpërndarë pothuajse e padetektuar në Iran përpara fundit të 2019-ës. Duket gjithashtu se rastet e para janë shpërfillur qëllimisht, në mënyrë që t’i shmangeshin impakteve negative mbi festimet e regjimit për 40-vjetorin e themelimit të tij në janar.