Friday, May 14, 2021

Mediat Shtetërore e Pranojnë që Regjimi i Iranit po i Përdor Vaksinat COVID-19 për të Nxjerrë Fitime

Mbi 257,600 njerëz kanë humbur jetën për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri, i cili është përhapur në mbarë Iranin për shkak të politikës çnjerëzore të regjimit klerikal lidhur me Covid-19. Sipas mediave shtetërore, regjimi e vazhdon këtë politikë çnjerëzore duke mos siguruar vaksina ose duke e përdorur vaksinimin për t’i plaçkitur edhe më tej njerëzit.

Kohët e fundit, regjimi ka shpallur planin për t’ua lejuar kompanive private që të importojnë vaksina dhe t’ua shesin ato popullit. Këto të ashtu-quajtura kompani private janë kompanitë frontale të lidhura me Gardën Revolucionare (IRGC) apo me Liderin Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Me pak fjalë, nën regjimin e mullahëve, Irani është i vetmi vend ku njerëzit po vaksinohen me ngadalësi dhe duhet të paguajnë për përshpejtim të vaksinimit.

“Një vaksinim me pagesë jashtë radhës nënkupton korrupsion, mungesë besimi nga populli, diskriminim, treg të zi, dhe një tjetër problem të paparashikuar,” shkruante e përditshmja shtetërore Javan të hënën. “Ndërkohë që numri i viktimave rritet çdo ditë, dhe boja e zezë e Covid-19 përhapet mbi hartën e vendit tonë, zëdhënësi i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit [NCCTF] flet qartë për marrje parash për ndryshim të prioriteteve,” shkruan e përditshmja Javan, duke nënvizuar se “duke u dhënë përparësi vaksinave për të pasurit, vetëm sa do të njolloset imazhi i drejtësisë në shëndetësi. Kjo do të paraqesë një pengesë serioze në vënien nën kontroll të sëmundjes.”

“Me vendimet e saj të fundit që kanë krijuar një situatë kritike dhe e kanë rritur numrin e vdekjeve nga më pak se 100 në mbi 400, NCCTF ka treguar se është më e efektshme në përhapjen e sëmundjes sesa në luftimin e saj. Tani, me planin për t’i dhënë përparësi vaksinimit të të pasurve në mesin e Pandemisë së Shekullit, ajo ka demonstruar diskriminim shoqëror e klasor dhe pabarazi,” shton artikulli i Javan.

Artikulli i të përditshmes Javan pohon se regjimi, “edhe në situatat më kritike, mendon se si të gjenerojë të ardhura nga frika dhe ankthi i popullit.”