Sunday, June 20, 2021

Mediat Shtetërore të Iranit Identifikojnë Korrupsionin e Regjimit si Rrënjë të Krizës Ekonomike dhe Paralajmërojnë për Kryengritje

Iran Regime's Fear in the Face of Uprisings in 2020Protestat e Iranit, nëntor 2019 – foto fajli

Ditët e fundit, mediat shtetërore të Iranit i kanë paralajmëruar autoritetet për atë që e quajnë “mosbesim i popullit,” “dhunë,” dhe “zemërim.” Me fjalë të tjera, duke numëruar vështirësitë ekonomike dhe shoqërore, ato e pranojnë urrejtjen publike ndaj regjimit dhe pashmangshmërinë e një kryengritjeje.

Ndërkohë që regjimi vazhdon të financojë grupe terroriste dhe të ndjekë programin e tij të raketave balistike, iranianët, sidomos punëtorët, luftojnë me varfërinë.

“Llogaritjet [zyrtare] tregojnë se shporta e jetesës shkon në 7 deri në 9 milion toman. Por vitet e gjata të përvojës kanë treguar se në fund të fundit, këta numra rrinë në letër, dhe rroga përfundimtare [e një punëtori] është shumë larg realitetit,” shkruan e përditshmja shtetërore Hamdeli më 31 janar.

“Ndërkohë që pragu i varfërisë ka arritur në 10 milion toman, pagat e sektorëve më të dobët të shoqërisë janë ende rreth dy milion e gjysëm. Kështu që hendeku midis kushteve të jetesës dhe inflacionit është bërë edhe më kritik, sidomos këtë vit,” shton Hamdeli.

Regjimi dhe apologjetët e tji janë përpjekur të fajësojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara për krizën ekonomike të Iranit. Me ardhjen në pushtet të administratës së re në SHBA, disa zyrtarë iranianë dhe të gjithë apologjetët e regjimit kanë përhapur idenë e pavërtetë se nyja financiare e Iranit do të zgjidhet. Por megjithatë, mediat shtetërore pranojnë të kundërtën.

“Ata që mendojnë se një ndryshim presidenti në Shtetet e Bashkuara do të sjellë një ndryshim themelor në ekonominë e Iranit janë shumë më optimistë se ç’duhet. Rrënjët e problemeve ekonomike të Iranit mund të gjenden më shumë në politikat e brendshme sesa në ato ndërkombëtare. Në vend ka një qendër korrupsioni ekonomik, [gjë që është] problemi i vërtetë ekonomik [i Iranit],” shkruan e përditshmja shtetërore Arman më 27 janar.

Regjimi ka vrarë mbi 1500 protestueskryengritjen e nëntorit 2019, duke shtypur kështu shoqërinë. Por urrejtja shoqërore ka mbetur si zjarr poshtë hirit brenda Iranit. Kriza e vazhdueshme ekonomike dhe shoqërore, së bashku me korrupsionin e regjimit, e ka shtuar trazimin e shoqërisë.

Siç ka shkruar e përditshmja Mostaghel më 27 janar, zyrtarët e regjimit duhet të kenë “frikë nga dita kur popullit t’i mbushet kupa dhe të sulet kundër jush.” Ajo ditë nuk është shumë larg.