Thursday, July 9, 2020

Ministri i Brendshëm i Regjimit Iranian Pranon Vrasjen e Protestuesve Gjatë Protestave të Iranit, Komuniteti Ndërkombëtar Duhet të Ndërhyjë

1 qershor 2020

Iran Regime’s Interior Minister Admits to Killing Protesters During Iran Protests, International Community Must Intervene Foto të disa prej martirëve të protestave të Iranit — Nëntor 2019

Ministri i brendshëm i regjimit iranian pranon vrasjen e protestuesve gjatë protestave të Iranit, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë

Ministri i Brendshëm i regjimit iranian, Abdolreza Rahmani Fazli, të shtunën shpalli se nga 200 deri në 255 njerëz kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit. Edhe pse ai u përpoq ta minimizonte brutalitetin e regjimit pas shtatë muajsh heshtjeje, komuniteti ndërkombëtar duhet ta konsiderojë këtë si një krim kundër njerëzimit dhe zyrtarët e regjimit duhet të ndiqen penalisht për këtë krim.

Në një intervistë në televizionin shtetëror, Rahmani Fazli tha: “Disa e kanë deklaruar numrin e vdekjeve si 10,000, disa 8,000, disa 7,000, disa thonë 6,000 apo 2,000, por, dashtë Zoti, numri i vdekjeve do të shpallet në ditët e ardhshme dhe [do ta shihni që] numri nuk është i tillë. Do të doja të thosha që rreth 40 apo 45 njerëz, domethënë rreth 20% e të vrarëve, janë qëlluar me armë jostandarde dhe konsiderohen madje si të martirizuar.”

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) për shkak të rrjetit të saj të gjerë brenda Iranit ka mundur ta llogarisë numrin e vërtetë të vdekjeve. Siç ka shpallur MEK më 15 dhjetor 2019, forcat e sigurisë të regjimit kanë vrarë mbi 1500 protestues, kanë arrestuar 12,000 dhe kanë plagosur mbi 4,000 njerëz gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranti në nëntor.

Më 23 dhjetor 2019, në një raport special, Reuters konfirmoi gjithashtu se lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, kishte dhënë urdhër direkt për t’i shtypur protestuesit, gjë që ka rezultuar në mbi 1500 vdekje. “Rreth 1,500 njerëz janë vrarë në më pak se dy javë trazira që nisën më 15 nëntor. Ky numër i është dhënë Reuters-it nga tre zyrtarë të ministrisë së brendshme iraniane.”

Mbrojtës dhe grupe të të drejtave njerëzore, si Amnesty International, e kanë dënuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse nga regjimi për shtypjen e protestuesve.