Thursday, November 19, 2020

Ngre shqetësime vendndodhja e panjohur e të burgosurit që ka dëshmuar për torturimin e Navid Afkari-t

 

Djathtas: Navid Afkari i ri Majtas: Dëshmi e shkruar nga Shahin Naseri për torturimin e Navid-it

Nuk ka të reja për gjendjen dhe vendndodhjen e shokut të qelisë të NavidAfkari-t i cili ka dëshmuar në gjyq për torturimin e të burgosurit politik tashmë të ekzekutuar. Shahin Naseri është transferuar nga burgu Adel Abad i Shiraz-it 10 ditë më parë, gjë që ngre shqetësimin se ai mund të jetë nën torturë për ta detyruar ta tërheqë mbrapsht dëshminë e tij.

Sipas Mehdi Mahmoudian, një politikan “reformist” i cili e ka ndjekur çështjen e Navid-it, familja e Shahin Naseri-t ka thënë se nuk kanë patur kontakte me të për për 10 ditë.

Raporte të tjera tregojnë se Shahin-in e kanë dërguar në Departamentin e Hetimeve Kriminale të Policisë së Shiraz-it ku të burgosurit zakonisht torturohen dhe keqtrajtohen përpara se të shkojnë në burg, dhe ku ai ka qenë dëshmitar për torturimin e Navid Afkari-t.

“Ka 10 ditë që familja nuk është informuar për vendndodhjen e tij. Duket sikur e kanë dorëzuar tek institucioni kundër të cilit ai ka dëshmuar,” postoi sot në Tëitter Mahmoudi ndërkohë që publikonte dëshmitë e shkruara të Naseri-t.