Wednesday, October 27, 2021

Një person goditet 60 herë me kamxhik në burgun e Urmia-s, në Iranin veri-perëndimor

Hadi Rostami

Një të burgosur të dënuar me amputim të gishtave, e kanë rrahur me kamxhik të dielën në Burgun Qendror të Urmia-s.

Hadi Rostami, të cilit do t’i priten katër gishta të dorës së djathtë, është rrahur 60 herë me kamxhik në Degën 8 të Njësisë së Zbatimit të Gjykatës Publike dhe Revolucionare në Urmia, të Iranit veri-perëndimor.

Në një çështje të re të hapur kundër tij gjatë periudhës në burg, në nëntor 2020, Z. Rostami është akuzuar për “prishje të rendit të burgut” dhe është dënuar me tetë muaj burg dhe 60 goditje me kamxhik nga Dega 113 e Gjykatës Penale të Urmia-s.

Hadi Rostami ka tentuar të kryejë vetëvrasje dy herë gjatë muajve të fundit duke gëlltitur gastare dhe nuk është në gjendje të mirë fizike.