Saturday, August 15, 2020

Një Tjetër Arritje e Regjimit Misogjinist të Iranit: Gratë që Jetojnë nëpër Vrima e Kanale

Another Achievement of Iran’s Misogynous Regime: Women Living in Holes and Canals Iran: gratë që jetojnë nëpër vrima e kanale

Regjimi iranian nuk ka sjellë gjë tjetër veçse varfëri e shkatërrim për popullin iranian. Gratë iraniane gjenden nën një presion edhe më të madh, për shkak të natyrës misogjiniste të regjimit. Situata aktuale e shoqërisë iraniane i ka detyruar disa gra iraniane të jetojnë nëpër vrima e kanale, sipas një eksperti të regjimit.

Në një intervistë me faqen shtetërore Etemadonline, Mohammad Reza Mahboubfar tha: “Disa gra që janë kryetare të familjeve të tyre janë pa strehë dhe detyrohen të jetojnë në rrënoja, ndërtesa të shkatërruara, baraka, çadra, vrima nën tokë e kanale. Gratë që jetojnë në lagjet e varfra nuk kanë strehimin e duhur.”

Irani është një nga vendet më të pasura në botë për sa i përket burimeve natyrore. E megjithatë, regjimi iranian e ka plaçkitur pasurinë e kombit për të ndjekur politikat e tij luftënxitëse si ndihma për grupet terroriste proksi të tij në vende të tjera, prodhimi i një bombe bërthamore, dhe rritja e represionit. Këto politika e kanë detyruar popullin iranian të bjerë në varfëri. Shumë iranianë detyrohen të bëhen banorë të lagjeve të varfra.

Shoqëria iraniane lufton me varfërinë dhe tani edhe me pandeminë e COVID-19, e cila ua ka marrë jetën mbi 60,000 njerëzve. Gratë iraniane janë në një gjendje edhe më të mjerueshme.