Saturday, October 16, 2021

Një Vështrim mbi Mediat Shtetërore të Iranit: Përkeqësimi i Krizës së COVID-19

 

Ditët e fundit, mediat shtetërore të Iranit e kanë pranuar ekzistencën e një pjese të krizave të vendit dhe se si këto kriza ndikojnë tek shoqëria e trazuar.
Iranin e ka pllakosur kriza e Covid-19. Për shkak të politikës çnjerëzore të regjimit lidhur me koronavirusin dhe mungesës së vaksinimit të përgjithshëm, vdekshmëria dhe numri i infektimeve vazhdojnë të rriten me shpejtësi në mbarë Iranin.
Kriza e Covid-19 është një nga temat kryesore që diskutohen në mediat shtetërore të Iranit.
Ditët e fundit, zyrtarët e regjimit kanë autorizuar udhëtimin e 40,000 pelegrinëve drejt Irakut me rastin e Arbaʽeen. Arbaʽeen është një ritual fetar që zhvillohet dyzet ditë pas Ditës së Ashura dhe rënies dëshmor të Hossain ibn Ali, Imamit të tretë Shi’ite.
Regjimi i përdor këto ceremoni fetare për të përhapur terrorizmin dhe për të forcuar kontrollin e tij mbi Irakun. Dërgimi i njerëzve në Irak në mesin e krizës së Covid-19 do ta përhapte edhe më tej sëmundjen Covid-19 në Iran e Irak.

Khamenei dismisses Coronavirus as not that big a deal, even calls it a blessing!

“Zyrtarët duhet të japin përgjigje për rritjen e numrit të pacientëve me Covid-19, rritje e cila pa dyshim do të rezultonte nga ky vendim. Pse i shpërfillin ata zyrtarë të lartë këshillat e ekspertëve të shëndetësisë?” shkruante të shtunën, më 5 shtator, shtetërorja Johmhuri-e Eslami.
Regjimi iranian nisi të vidhte sistematikisht nga populli paralelisht me refuzimin për ta vaksinuar popullsinë. E ashtu-quajtura “mafia e barnave dhe ilaçeve” e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) dhe me Liderin Suprem të regjimit Ali Khamenei vazhdon të vjedhë nga njerëzit që vuajnë nga Covid-19.
“Përtej bilancit të lartë të vdekjeve dhe infektimeve, koronavirusi në Iran zbulon përmasa të reja të vjedhjeve mjekësore, të mafias së barnave, mungesës së strategjive për trajtim, dobësive menaxheriale dhe diplomacisë, etj.,” shkruante më 5 shtator e përditshmja shtetërore Hamdeli.
“Rusët kanë firmosur një kontratë për ta prodhuar vaksinën Sputnik në Iran dhe për ta dërguar atë në Rusi, jo në Iran. Pra, vaksina Sputnik që prodhohet në Iran nuk përdoret për konsumim të brendshëm por eksportohet,” shkruan Hamdeli, duke cituar Mohammed Kariminia, përfaqësuesin e qendrës së bio-mbrojtjes të regjimit.