Thursday, December 2, 2021

Numri në Rritje i Vdekjeve nga COVID-19 në Iran Tregon Dështimin e Vaksinës së Regjimit

 

Sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbi 458,700 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit të ri deri të dielën, 17 tetor 2021. Statistikat e fabrikuara të regjimit iranian të dielën raportuan se bilanci i vdekjeve nga Covid-19 po i afrohet shifrës 125,000, ndërsa numri total i rasteve deri më sot po shkon në gjashtë milion.

Ndërkohë, shifrat e infektimeve nënvizojnë rrezikun e fillimit të një “vale të gjashtë.”

Situata aktuale është krijuar për shkak të politikave dhe praktikave çnjerëzore të regjimit, të cilat janë udhëhequr direkt nga Lideri Suprem Ali Khamenei.

Më kryesori nga këto veprime ishte vendimi i Khamenei-t në janar për të ndaluar importimin e vaksinave kundër Covid-19 nga burime perëndimore dhe për të nxitur përdorimin e alternativave të prodhuara në vend. Në krahasim me vaksinat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vaksinat e vendit kanë rezultuar jo të efektshme dhe jo të testuara gjerësisht, dhe ky fakt i fundit e lë derën hapur jo vetëm për dështimin e vaksinës, por edhe për shfaqjen në masë të efekteve anësore të rënda.