Friday, March 29, 2024

Për t’i Dhënë Fund Veprimtarive Malinje të Regjimit Iranian, Duhet Filluar me Krimin e Tij më të Rëndë

Shkruar nga Shahriar Kia

To End Iran Regime’s Malign Activities, Start With Its Worst Crime Foto të disa prej viktimave të Masakrës së 1988-ës në Iran

Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mbahet në shtator. Një nga temat globale të rëndësishme aktualisht është Irani. Teksa Lindja e Mesme dhe komuniteti ndërkombëtar vuajnë nga terrorizmi dhe abuzimet ndaj të drejtave njerëzore, formimi i një fronti të bashkuar kundër regjimit të mullahëve, i cili është sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit dhe mbajtësi i rekordit për ekzekutimet per capita, është një nevojë urgjente.

Regjimi njihet gjerësisht si sponsori kryesor shtetëor i terrorizmit në botë, dhe ky është pa dyshim një stimul i fortë për aksion multilateral, sidomos mes atyre që rrezikojnë të bëhen shënjestra të këtij terrorizmi. Një pjesë e madhe e veprimtarive terroriste të regjimit iranian kanalizohet përmes një rrjeti të sofistikuar aleatësh e proksish, dhe kjo tregon se sa larg duhet të shkojnë kërkesat e botës për llogaridhënie.

Terrorizmi i mbështetur nga Irani duhet të jetë një temë madhore bisedimi në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së. Shtetet anëtare të OKB-së mund të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin duke i hapur diskutimet me një raport të veprimtarive malinje që janë si të pambrojtshme, ashtu edhe në mënyrë të pamohueshme nën kompetencën e autoriteteve të regjimit, dhe të askujt tjetër.

Fatkeqësisht, shkeljet e të drejtave njerëzore nga Irani brenda vendit nuk e kanë marrë zakonisht këtë trajtim për shkak të politikës së paqësimit. Kombet demokratike të botës kanë një detyrim moral për t’i bërë këto një prioritet të lartë në diskutimet politike ndërkombëtare. Dhe sigurisht, një gjë e tillë ka edhe vlerë praktike. Nëse dikush e kundërshton në mënyrë aktive kërkesën e llogarisë ndaj regjimit iranian për terrorizmin e tij jashtë vendit, ai person do të ekspozohej para të gjithëve si i njëanshëm po t’i kërkohej të mbronte disa nga krimet më të rënda kundër njerëzimit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kështu e kanë përshkruar disa ekspertë masakrën e regjimit iranian ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën. Në fakt, një regjistrim audio i bërë nga zyrtari që në atë kohë ka qenë pasuesi i Ruhollah Khomeini-t tregon se kështu e shihnin këtë masakër edhe disa nga dëshmitarët ndërkohë që ajo zhvillohej. Zyrtari, Hossein Ali Montazeri, e ka quajtur fushatën disa-muajshe të ekzekutimeve masive si “krimi më i rëndë i Republikës Islamike.”

Regjistrimi në fjalë është bërë publik vetëm në 2016-ën, por kur kjo ndodhi, ai ndihmoi në konfirmimin e disa prej detajeve më tronditëse, duke përfshirë faktin që mes viktimave kanë qenë edhe gra shtatzëna dhe fëmijë 13-vjeçarë. Megjithatë, shumë prej këtyre informacioneve kanë qenë të ekspozuara që më parë, pasi Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) kishte paraqitur dëshmi të panumërta nga të mbijetuarit e masakrës gjatë viteve. MEK ka qenë shënjestra kryesore e masakrës, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve në masakrën e 1988-ës ka qenë mbi 30,000 individë.

Teherani ka bërë përpjekje të ndryshme për t’i justifikuar këto vrasje në retrospektivë. Por fakti është se dëshmitarë të shumtë kanë konfirmuar se, kur njerëzit silleshin përpara “komisioneve të vdekjes” në burgjet iraniane, ata nuk prezantoheshin me prova krimesh serioze, por thjesht u kërkohej të deklaronin lidhjet e tyre politike dhe pikëpamjet e tyre për sa i përket diktaturës teokratike. Ata që deklaronin përkushtimin ndaj MEK dhe nuk u nënshtroheshin kërkesave të regjimit, ekzekutoheshin menjëherë. Në shumë raste, gjyqet e tyre zgjatnin vetëm pak minuta, dhe varjet bëheshin në grupe.

Masakra e 1988-ës dhe pandëshkueshmëria që kanë gëzuar mullahët që atëherë, kanë krijuar një model për masat e egra ndaj disidencës gjatë tre dekadave që pasuan. Dhe ky model vazhdon ende, siç e dëshmon përgjigjja e autoriteteve ndaj një kryengritjeje pro-demokracisë në nëntor 2019, e cila la të vdekur 1,500 protestues paqësorë dhe mijëra të tjerë të burgosur.

Vazhdimësia e këtyre abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore mund t’i atribuohet një ndjesie pandëshkueshmërie që është rrënjosur tek regjimi iranian. Një gjë e tillë rrjedh nga fakti që komuniteti ndërkombëtar nuk ia ka dhënë asnjëherë masakrës përparësinë që meriton në diskutimet e politikës ndërkombëtare për Iranin dhe regjimin që e sundon atë.

Deri më sot, asnjë person i vetëm nuk është mbajtur përgjegjës për këto vrasje, edhe pse një numër fajtorësh janë ende gjallë dhe të ngulitur fort në strukturën udhëheqëse të regjimit. Kryegjyqtari aktual dhe Ministri aktual i Drejtësisë kanë shërbyer në komisionet e vdekjes në 1988-ën. Veprimet e tyre sot nuk lënë dyshim se ata e miratojnë dhunën politike që në atë kohë ishte bërë pjesë e pamohueshme e politikës shtetërore.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për veprimet e regjimit në tërësi. Dhuna politike brenda vendit është thjesht ana tjetër e medaljes e operacioneve terroriste të tij jashtë vendit. Por ligësia që qëndron prapa masakrës së 1988-ës është më flagrante se çdo gjë tjetër. Prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet t’i kërkojë llogari regjimit iranian për krimin e tij kundër njerëzimit në 1988-ën.